Kushtet e Përdorimit
1. Ofruesi i shërbimeve
Shërbimet i ofron Kujdesi Group Sh.p.k., shoqëri e regjistruar në ARBK me numër biznesi 812060763 dhe e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës me licencën nr. 387/2023. Adresa: Rr. Zija Shemsiu, C-12, Hy-7, Nr-3, Prishtinë; tel. +383 49 100 596; e-mail post@kujdesi.com.
Këto kushte vlejnë për faqen kujdesi.com dhe për shërbimet tona.
2. Shërbimet
Ofrojmë kujdes shëndetësor në shtëpi: vizita mjekësore, kujdes infermieror dhe pako me abonim për vizita të rregullta. Përmbajtja e pakove dhe komunat ku i ofrojmë shërbimet publikohen në kujdesi.com.
Shërbimet tona nuk e zëvendësojnë ndihmën mjekësore urgjente. Në raste urgjente telefononi 194 ose drejtohuni në qendrën më të afërt të emergjencës.
3. Çmimet dhe pagesa
Çmimet e publikuara në faqe janë përfundimtare. Shërbimet shëndetësore janë të përjashtuara nga TVSH-ja. Për shërbimet e kryera lëshojmë faturë, e cila paguhet me pranimin e saj, përveç kur është caktuar ndryshe me shkrim.
Për ndryshimet e shërbimeve dhe të çmimeve ju njoftojmë paraprakisht. Ato vlejnë vetëm për periudhat e ardhshme të faturimit.
4. Abonimi dhe anulimi
Pakot me abonim mund t'i anuloni në çdo kohë, me efekt nga periudha e ardhshme e faturimit. Shërbimet e kryera dhe të faturuara deri atëherë paguhen. Për periudhën aktuale të faturimit nuk bëhet rimbursim.
E drejta e tërheqjes prej 14 ditësh për kontratat në distancë nuk zbatohet për shërbimet shëndetësore (neni 37 i Ligjit Nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit).
5. Të drejtat e pacientit dhe ankesat
Si pacient, keni të drejtat e parapara me Ligjin Nr. 2004/38 për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Qytetarëve në Kujdesin Shëndetësor, përfshirë të drejtën për informim, konfidencialitet dhe qasje në dosjen tuaj mjekësore.
Ankesën për një shërbim mund ta paraqisni brenda 60 ditësh nga data e shërbimit, në post@kujdesi.com ose me shkrim në adresën tonë. Përgjigjemi me shkrim brenda 10 ditësh pune. Ankesa nuk ju pengon të përdorni rrugë të tjera ligjore.
Të dhënat tuaja personale, përfshirë të dhënat shëndetësore, i përpunojmë siç përshkruhet në faqen Mbrojtja e Privatësisë.
6. Ligji i zbatueshëm
Për këto kushte zbatohen ligjet e Republikës së Kosovës dhe kompetente janë gjykatat e saj. Kjo nuk i cenon të drejtat tuaja si konsumator sipas legjislacionit në fuqi.