Kujdesi zgjeron shërbimet në Gjilan dhe Viti

Lexo më shumë
Kujdesi.com - Shërbime shëndetësore

Artikulli

Kujdesi zgjeron shërbimet në Gjilan dhe Viti

Kujdesi zgjeron shërbimet në Gjilan dhe Viti
KujdesiShërbime mjekësoreShërbime infermierikeShërbime shëndetësore në shtëpiVizita mjekësoreKujdes shëndetësor në KosovëPressPress releaseNjofrim zyrtarGjilanViti

Ordinanca Shëndetësore Familjare Kujdesi vazhdon me përkushtim misionin e saj për të mbuluar të gjithë territorin e Kosovës me shërbime shëndetësore dhe infermierike sipas modelit norvegjez, të ofruara drejtpërdrejt në shtëpitë tuaja. Me kënaqësi njoftojmë shtrirjen e shërbimeve tona në dy lokacione të reja: komunën e Gjilanit dhe atë të Vitisë.

Duke filluar nga muaji janar 2025, banorët e këtyre komunave dhe fshatrave do të kenë në dispozicion mjekë dhe infermierë të licencuar për vizita javore, abonime mujore ose çdo nevojë shëndetësore urgjente, gjithnjë duke ofruar shërbime të personalizuara në komoditetin e shtëpisë së tyre.

Për më shumë informacione ose për të na kontaktuar, jemi në dispozicion në numrin +383 49 100 596 ose në faqen tonë të internetit www.kujdesi.com.

Përveç Gjilanit dhe Vitisë, aktualisht operojmë edhe në komunat: Prishtinë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Podujevë, Vushtrri, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Deçan, Therandë, Lipjan, Shtime, Graçanicë dhe Obiliq. Shpresojmë që së shpejti të mbulojmë të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke sjellë kujdesin tonë të veçantë dhe të përkushtuar, bazuar në modelin norvegjez, në çdo shtëpi.

Kujdesi ynë, rehatia juaj.

Me respekt, Ekipi Kujdesi

Kujdesi ofron shërbime dhe kontrolla shëndetësore në shtepinë tuaj.

Na kontakto në ViberViberNa kontakto në WhatsAppWhatsAppNa kontakto në FacebookFacebook