Jemi të lumtur t’ju njoftojmë për zgjerimin e kompanisë sonë Kujdesi.com me hapjen e tre lokacioneve të reja në qytetet e Pejës, Istogut dhe Deçanit. Ky është një hap i rëndësishëm në misionin tonë për të sjellë shërbime të specializuara mjekësore dhe infermierore më afër jush, direkt në shtëpitë tuaja.
Interesimi i madh për shërbimet tona ka bërë të mundur këtë zgjerim, dhe që nga data 17 Qershor 2024, banorët e komunave të Pejës, Istogut dhe Deçanit do të kenë në dispozicion mjekët dhe infermierët tanë për vizita të rregullta javore përmes abonimeve mujore, apo për çfarëdo shërbimi mjekësor dhe infermierik që mund të kenë nevojë.
Nëse keni pyetje apo dëshironi më shumë informata, ju lutem na kontaktoni në +383 49 100 596 ose vizitoni www.kujdesi.com.
Së shpejti planifikojmë të zgjerohemi edhe në komuna të tjera dhe në të gjithë Kosovën, duke sjellë kujdesin tonë të veçantë në çdo shtëpi. Kujdesi ynë, rehatia juaj.
Me respekt, Ekipi Kujdesi