Kujdesi.com zgjerohet:Hapja e dy lokacioneve të reja në Prizren dhe Therandë

Lexo më shumë
Kujdesi.com - Shërbime shëndetësore

Artikulli

Kujdesi.com zgjerohet: Hapja e dy lokacioneve të reja në Prizren dhe Therandë

Kujdesi.com zgjerohet: Hapja e dy lokacioneve të reja në Prizren dhe Therandë
KujdesiShërbime mjekësoreShërbime infermierikePrizrenTherandëShërbime shëndetësore në shtëpiVizita mjekësoreKujdes shëndetësor në KosovëPressPress releaseNjofrim zyrtar

Kujdesi vazhdon me përkushtim misionin për të mbuluar të gjithë territorin e Kosovës me shërbime shëndetësore sipas modelit norvegjez, të ofruara në shtëpitë tuaja. Me kënaqësi njoftojmë se kemi hapur dy lokacione të reja; komunën e Prizrenit dhe të Therandës.

Interesimi dhe kërkesat e larta nga banorët e këtyre komunave na shtynë të ndërmarrim këtë zgjerim. Duke filluar nga 23 Tetori, banorët e Prizrenit dhe Therandës, përfshirë edhe fshatrat përreth, do të kenë në dispozicion mjekët dhe infermierët tanë për vizita të rregullta javore, abonime mujore, ose për çdo nevojë mjekësore dhe infermierike, duke ofruar shërbime të personalizuara në komoditetin e shtëpisë së tyre.

Për më shumë informacione ose për të na kontaktuar, jemi në dispozicion në numrin +383 49 100 596 ose në faqen tonë të internetit www.kujdesi.com.

Përveç Prizrenit dhe Therandës, aktualisht operojmë edhe në komunat: Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Podujevë, Vushtrri, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Deçan, Lipjan, Viti, Shtime, Graçanicë dhe Obiliq.

Shpresojmë që së shpejti të mbulojmë të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke sjellë kujdesin tonë të veçantë dhe të përkushtuar, bazuar në modelin norvegjez, në çdo shtëpi. Kujdesi ynë, rehatia juaj.

Me respekt, Ekipi Kujdesi

Kujdesi ofron shërbime dhe kontrolla shëndetësore në shtepinë tuaj.

Na kontakto në ViberViberNa kontakto në WhatsAppWhatsAppNa kontakto në FacebookFacebook