Kujdesi.com zgjerohet:Hapja e tre lokacioneve të reja në Pejë, Istog dhe Deçan

Lexo më shumë
Kujdesi.com - Shërbime shëndetësore

Artikulli

Dhimje koke - shkakëtarët, këshilla dhe terapi

Dhimje koke - shkakëtarët, këshilla dhe terapi
DhimbjeKokeShendetiMigrenaTerapiNatyraleShendetMendorStresiKeshillaShendetesore

Dhimbjet e kokës si zakonisht janë plotësisht të padëmshme, por dhimjet e kokës gjithashtu mund të jenë një simptomë e nje sëmundjeje serioze. Dhimbjet e kokës mund të ndahen në disa lloje të ndryshme, duke përfshirë:

  • Dhimbje koke të rastësishme
  • Dhimbje tensive e kokës
  • Migrenë
  • Dhimbje koke të tipit “cluster»

Informacionet në vazhdim do të merret kryesisht me dhimbje koke të rastit, që është forma dhe dhimbja më e zakonshme që përjetojnë shumica prej nesh.

Cilët jan shkaktarët e dhimbjes së kokës?

Dhimbje koke të rastësishme shpesh mund të ndodhin nëse jeta juaj e përditshme është pak hektike dhe jeni te stresuar, konsumini pak lëngje ose ngrëni pak, keni gjumë shumë pakët dhe / ose qëndroni në vende me shumë zhurmë. Nxehtësia shpesh mund të shkaktojë dhimbje koke, posaqërisht nëse harroni të pini ujë mjaftueshëm. Ftohjet dhe temperatura shpesh mund të shkaktojnë dhimbje koke.

Cfare mund të bëni vetë kur keni dhimbje koke:

  • Pak pushim shtesë dhe një mbulesë e ftohtë në ballë shpesh ndihmon.
  • Nëse shqetësoheni shpesh, ju mund të dëshironi të mbani një ditar për të zbuluar se çfarë ju shkakton dhimbje koke (gjumë i pakët, konsum i pakët i lëngjeve, alkoholi, stres).
  • Nëse keni dhimbje koke tensioni, ushtrimet relaksuese ose masazhi mund të jenë të dobishëm. Bëni pushim, bëni një shëtitje dhe bëni aktivitet të rregullt fizik.
  • Në rastin e migrenës ose dhimbjes së kokës në grupe, shmangni alkoolin gjatë periudhave të atakeve të migrenës.

Terapi med barrna pa recetë

Ekzistojnë barrna të ndryshme që mund të përdoren, por rekomandimi ynë është që kryesisht të përpiqeni të përdorni barna që permbajnë paracetamol. Barnat e këtij lloji zakonisht kanë efekte të mira kundër dhimbjeve të lehta dhe te moderuara te kokës dhe mund të përdoren në mënyrë të sigurtë nga të rriturit dhe fëmijët, si dhe shtatzënat dhe gjatë gjidhënijes.

Dozat për femijë (përdorimi i paracetamolit për fëmijë nën 3 vjec vetëm sipas rekomandimeve nga mjeku)

  • 15-25 kg (3-7 vjec): 250 mg deri në 3 herë në ditë
  • 25-40 kg (7-12 vjec): 500 mg deri në 3 herë në ditë

Dozat tek të rriturit dhe femijët >40 kg (mbi 12 vjec): 500-1000 mg deri në 3 herë në ditë.

Nëse dhimbja e kokës është për shkak të dhimjeve të muskujve rreth qafës dhe / ose të shpinës, shpesh mund të jetë më efektive për të trajtuar dhimbjen e kokës me lloje të tjera barnash. Preferohet të përdoni tableta që përmbajnë ibuprofen. Tableta med ibuprofen nuk rekomandohen të përdoren tek fëmijet, gratë shatezëna dhe gratë që japin gji përvec në rast se mjeku ju ka rekomanduar kë medikament.

Dozat tek të rriturit dhe femijët >40 kg (mbi 12 vjec): 200-400 mg deri në 3 herë në ditë.

4 këshilla të mira për përdorimin e terapisë

  • Ndiqni udhëzimet në paketë dhe lexoni broshurën e pacientëve përpara përdorimit.
  • Kini kujdes në kombinimin e barnave me terapi tjera. Keshillohuni me farmacistin.
  • Informoni farmacistin tuaj nëse merrni ndonjë ilaç tjetër. Disa ilaçe, siç janë holluesit e gjakut siç është warfarina, nuk shkojnë mirë me disa lloje barnash pa recetë si përshembull ibuprofen.
  • Shmangni përdorimin e barnave kunder dhimbjes se kokës çdo ditë, ose pothuajse çdo ditë. Përdorimi i rregullt mund të çojë në dhimbje koke të shkaktuara nga vetë barnat brenda disa muajve.

Kur duhet të kontaktoni mjekun?

  • Nëse keni shpesh dhimbje koke dhe keni të vjella.
  • Nëse përjetoni dhimbje koke të forta, ethe, skuqje dhe qafë të ngurtë në të njëjtën kohë.
  • Nëse keni dhimbje koke të rastit shpesh e më shpesh pa ndonjë arsye të dukshme, te cilat jan me intensitet me te madh ose zgjasin më gjatë se zakonisht.
  • Nëse shpesh përjetoni probleme vizuale, paralizë, letargji ose probleme me ecje si rezultat i dhimbjes së kokës.
  • Nëse fëmija juaj ka episode të forta dhe të përsëritura të dhimbjes së kokës.

Kujdesi ofron shërbime dhe kontrolla shëndetësore në shtepinë tuaj.

Na kontakto në ViberViberNa kontakto në WhatsAppWhatsAppNa kontakto në FacebookFacebook