Për shkak të interesimit të madh për shërbimet tona, jemi në kërkim të një ndihmës infermieri/e për t’u bashkuar me ekipin tonë.
Kujdesi Group Sh.p.k. është një kompani e bazuar në modelin norvegjez që ofron përkujdesje dhe shërbime mjekësore dhe infermierore në shtëpi për pacientët.
Kandidati i përshtatshëm duhet të ketë aftësi shume të mira komunikimi, të jetë person i besueshëm, i mirësjellshëm dhe i kujdesshëm me pacientët dhe familjarët e tyre.
Detyrat:
- Kryerja e kujdesit personal dhe higjienës, përfshirë ndërrimin e pelenave dhe ndihmën me veshjen.
- Kryerja e larjes së pacientit (larja e trupit).
- Sigurimi që pajisjet ndihmëse, si karrocat dhe pajisjet e ecjes, të përdoren në mënyrë të sigurt dhe korrekte.
- Monitorimi dhe raportimi për gjendjen shëndetësore dhe mirëqenien e banorëve te personeli shëndetësor përkatës.
- Matja e tensionit, glikemisë, pulsit dhe temperaturës.
- Dhënia e mbështetjes emocionale dhe krijimi i një atmosfere të sigurt dhe kujdesëse në shtëpi.
- Menaxhimi i medikamenteve dhe sigurimi i përdorimit të tyre të saktë sipas udhëzimeve të mjekut.
- Kryerja e punëve të lehta shtëpiake që kontribuojnë në mbajtjen e një mjedisi të pastër dhe të sigurt për banim dhe kujdes.
- Komunikimi i rregullt me familjarët dhe mjekët për gjendjen e pacientit.
Kriteret:
- Të ketë përfunduar ose të jetë duke ndjekur studimet në drejtimin e infermierisë.
- Të ketë patentë shoferi të kategorisë B dhe të jetë i/e aftë për vozitje në rajonin e Prishtinës;
- Të ketë vullnet, integritet dhe etikë të lartë në punë.
- Aftësi të mira komunikimi
- Të jetë person i besueshëm, i sjellshëm dhe i kujdesshëm me pacientët dhe familjarët e tyre.
- Përvoja e punës, eventualisht edhe praktika, janë një avantazh shtesë.
Çfarë Ofrojmë:
- Ambient pune të bazuar në modelin Norvegjez;
- Kushte të mira pune;
- Mundësi të mira për zhvillim profesional;
- Kontratë pune të rregullt bazuar në Ligjin e Punës së Kosovës;
- Rrogë të mirë bazuar në eksperiencë.
- Pages ekstra për punë jashtë orarit.
Dokumentet e kërkuara:
- Rezymeja personale (CV);
- Letër motivuese;
- Çdo dokument tjetër apo çertifikatë trajnimi që është relevante;
Lokacioni i vendit të punës:
- Punë në teren (baza në Prishtinë)