Kujdesi.com - Shërbime shëndetësore

Konkurs pune

Mjek i Përgjithshëm (Freelance) (Mitrovicë)

Punë në teren në regjionin e Mitrovicës
Publikuar:
Afati për aplikim:

Kompania Kujdesi Group Sh.p.k., e cila operon sipas modelit norvegjez dhe ofron shërbime mjekësore dhe infermierike në shtëpi për pacientët në gjithë Kosovën kërkon një profesionist të përkushtuar, me përvojë dhe etikë të lartë pune, i cili është i gatshëm të ofrojë kujdes shëndetësor cilësor në kushte shtëpiake për pacientët tanë.

Detyrat:

  • Kryerja e anamnezës dhe ekzaminimit fizik të pacientit (inspektim, auskultim, palpacion, perkusion);
  • Matja dhe vlerësimi i parametrave vitalë;
  • Vendosja e diagnozës dhe ofrimi i trajtimit të përshtatshëm;
  • Realizimi dhe interpretimi i EKG-së dhe testeve të tjera të fushës;
  • Kryerja e shërbimeve infermierike (terapi IV/IM, marrje analizash, pastrim/fashim plagësh);
  • Planifikimi dhe organizimi i vizitave në terren;
  • Bashkëpunim profesional me ekipin dhe klientët në përmbushje të standardeve të kompanisë.

Kriteret:

  • Të jetë i licencuar si Mjek i Përgjithshëm në Kosovë;
  • Minimum 2 vite përvojë pune klinike;
  • Të posedojë patentë shoferi – kategoria B;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe integritet profesional;
  • Fleksibilitet dhe përkushtim për punë në terren.

Ofrojmë:

  • Ambient pune modern dhe i organizuar sipas modelit norvegjez të përkujdesjes shëndetësore;
  • Pagesë konkuruese dhe e drejtë, në përputhje me përvojën profesionale;
  • Kontratë të rregullt pune sipas legjislacionit në fuqi në Kosovë;
  • Mundësi të vazhdueshme për zhvillim profesional dhe trajnime;
  • Mbështetje logjistike dhe bashkëpunim me staf të trajnuar.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV e përditësuar (rezyme personale);
  • Letër motivimi;
  • Kopje e licencës dhe dokumenteve relevante;
  • Çertifikata të trajnimeve profesionale (nëse ka).

Lokacioni i punës:

  • Punë në teren në regjionin e Mitrovicës

Si të aplikoni?

Nëse jeni të kualifikuar dhe plotësoni kriteret e paraqitura më lart, atëherë dërgoni aplikimin tuaj dhe dokumentet e kërkuara duke plotesuar formularin më poshtë:

Rëndësia e letrës motivuese!

Letra motivuese është thelbësore për aplikimin tuaj, duke përshkruar arsyet për aplikim dhe mënyrën se si përvoja juaj përputhet me shpalljen aktuale.

Gjithashtu ju shtyjmë të lexoni edhe artikullin:
Si të aplikoni për punë? 5 këshilla për t’u veçuar

Suksese!

Duke plotësuar këtë formular, ju pranoni Rregullat e Privatësisë.

Afati për paraqitjen e aplikacioneve është deri më datën 15.09.2025.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Na kontakto në ViberViberNa kontakto në WhatsAppWhatsAppNa kontakto në FacebookFacebook