Kompania Kujdesi Group Sh.p.k., e cila operon sipas modelit norvegjez dhe ofron shërbime mjekësore dhe infermierike në shtëpi për pacientët në gjithë Kosovën kërkon një profesionist të përkushtuar, me përvojë dhe etikë të lartë pune, i cili është i gatshëm të ofrojë kujdes shëndetësor cilësor në kushte shtëpiake për pacientët tanë.
Detyrat:
- Kryerja e anamnezës dhe ekzaminimit fizik të pacientit (inspektim, auskultim, palpacion, perkusion);
- Matja dhe vlerësimi i parametrave vitalë;
- Vendosja e diagnozës dhe ofrimi i trajtimit të përshtatshëm;
- Realizimi dhe interpretimi i EKG-së dhe testeve të tjera të fushës;
- Kryerja e shërbimeve infermierike (terapi IV/IM, marrje analizash, pastrim/fashim plagësh);
- Planifikimi dhe organizimi i vizitave në terren;
- Bashkëpunim profesional me ekipin dhe klientët në përmbushje të standardeve të kompanisë.
Kriteret:
- Të jetë i licencuar si Mjek i Përgjithshëm në Kosovë;
- Minimum 2 vite përvojë pune klinike;
- Të posedojë patentë shoferi – kategoria B;
- Aftësi të mira komunikimi dhe integritet profesional;
- Fleksibilitet dhe përkushtim për punë në terren.
Ofrojmë:
- Ambient pune modern dhe i organizuar sipas modelit norvegjez të përkujdesjes shëndetësore;
- Pagesë konkuruese dhe e drejtë, në përputhje me përvojën profesionale;
- Kontratë të rregullt pune sipas legjislacionit në fuqi në Kosovë;
- Mundësi të vazhdueshme për zhvillim profesional dhe trajnime;
- Mbështetje logjistike dhe bashkëpunim me staf të trajnuar.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV e përditësuar (rezyme personale);
- Letër motivimi;
- Kopje e licencës dhe dokumenteve relevante;
- Çertifikata të trajnimeve profesionale (nëse ka).
Lokacioni i punës:
- Punë në teren në regjionin e Ferizajit