Kujdesi.com - Shërbime shëndetësore

Konkurs pune

Menaxher/e për zgjerimin dhe zhvillimin e biznesit

Prishtinë
Publikuar:
Afati për aplikim:

Kujdesi Group Sh.p.k është një kompani e re që ka si fokus ofrimin e shërbimeve profesionale të përkujdesjes për individët, veçanërisht për të moshuarit. Ne ofrojmë shërbime cilësore në çdo kohë në shtepitë e tyre.

Ne jemi në kërkim të një menaxheri për zgjerimin dhe zhvillimin e biznesit, i cili do të ketë përgjegjësi për menaxhimin e sherbimeve, stafit dhe për të zhvilluar strategjitë tona. Kandidati i përshtatshëm duhet të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, duhet të jetë i pasionuar për ndihmën ndaj të tjerëve dhe të ketë një qasje kreative dhe të kujdesshme ndaj sfidave në punë.

Detyrat:

  • Menaxhimi i sherbimeve.
  • Menaxhimi dhe zhvillimi i stafit.
  • Krijimi dhe implementimi i strategjive të biznesit.
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me partnerët e biznesit.
  • Bashkëpunimi me bordin, stafin dhe klientët për të siguruar shërbime cilësore.

Kualifikimet:

  • Përvojë e mëparshme në rol menaxherial, preferohet në sektorin e kujdesit ose fushavë të ngjashme.
  • Aftësi shumë të mira për komunikim.
  • Aftësi për të udhëhequr dhe motivuar stafin.
  • Aftësi për të përcaktuar dhe zbatuar strategji të reja të biznesit.
  • Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik dhe me ritëm të shpejtë.
  • Aftësi për të marrë vendime të duhura dhe për të zgjidhur problemet me efikasitet.
  • Gjuha shqipe (e domosdoshme), gjuhët e huaja janë një avantazh.
  • Njohuri mesatare të perdorimit të veglave digjitale si Word, Excel, etj. Preferohet njohuri ne Google Workspace.

Ofrojmë:

  • Ambient pune të bazuar në modelin Skandinav.
  • Kushte të mira pune.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Mundësi të mira për zhvillim profesional.
  • Kontrat pune të rregult bazuar në Ligjin e punës së Kosovës.
  • Rrogë të mirë, bazuar në eksperiencë.

Vini re!

Afati për aplikimin për pozitën në fjalë ka kaluar. Ju faleminderit për interesimin tuaj. Ju lutemi vizitoni uebfaqen tonë kohë pas kohë për tu njoftuar për shpallje të reja!

Na kontakto në ViberViberNa kontakto në WhatsAppWhatsAppNa kontakto në FacebookFacebook