Kujdesi Group Sh.p.k., kompani e bazuar në modelin norvegjez që ofron shërbime mjekësore dhe infermierike në shtëpi për pacientët, është në kërkim të një Mjeku Familjar ose Mjeku të Përgjithshëm (50% pozite) për rajonin e Ferizajt.
Kandidati ideal duhet të ketë përvojë pune si mjek, integritet të lartë profesional, aftësi të mira komunikimi dhe gatishmëri për të punuar në një mjedis dinamik.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Kryerja e anamnezës dhe ekzaminimit fizik të pacientit (inspektim, auskultim, palpacion dhe perkusion)
- Vlerësimi dhe monitorimi i parametrave vitalë
- Vendosja e diagnozës dhe përcaktimi i terapisë adekuate
- Realizimi i EKG-së dhe testeve të tjera në shtëpinë e pacientit, si dhe interpretimi i rezultateve
- Zbatimi i procedurave standarde operative të kompanisë
- Kryerja e procedurave bazike mjekësore dhe infermierike sipas nevojës (administrimi i terapive, marrja e mostrave të gjakut, trajtimi i plagëve, etj.)
- Organizimi dhe realizimi i vizitave në terren
- Bashkëpunimi i ngushtë me bordin, stafin dhe pacientët për të siguruar shërbime cilësore
Kriteret e punës
- Të jetë mjek familjar ose mjek i përgjithshëm me licencë aktive
- Të posedojë patentë shoferi – kategoria B
- Të posedojë makinë
- Të demonstrojë integritet dhe etikë të lartë profesionale
- Përvoja e mëparshme në praktikë klinike përbën avantazh
Çfarë ofrojmë
- Ambient pune sipas modelit norvegjez
- Kushte të mira pune dhe mbështetje profesionale
- Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional
- Kontratë të rregullt pune në përputhje me Ligjin e Punës së Kosovës
- Kompensim konkurrues në përputhje me përvojën
- Kompensim të kilometrazhës
Dokumentet e nevojshme
- CV (Rezyme profesionale)
- Letër motivimi
- Dokumente shtesë dhe certifikata të trajnimeve relevante
Lokacioni i punës
Punë në terren në rajonin e Ferizajt.