Për shkak të interesimit të madh për shërbimet tona, jemi në kërkim të studentëve të degëve të mjekësisë që dëshirojnë të ofrojnë përkujdesje dhe qëndrim për pacientët që kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje.
Kandidati i përshtatshëm duhet të ketë aftësi shume të mira komunikimi, të jetë person i besueshëm, i mirësjellshëm dhe i kujdesshëm me pacientët dhe familjarët e tyre.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Ofrimi i ndihmës shëndetësore bazë dhe mbështetjes emocionale për pacientët.
- Monitorimi dhe raportimi i gjendjes së pacientëve tek mjekët dhe familjarët.
- Ndihma në administrimin e ilaçeve dhe trajtimeve nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor.
- Sigurimi i higjienës dhe mirëqenies së pacientëve.
- Bashkëpunimi me ekipin mjekësor për trajtime të personalizuara.
Kualifikimet e Kërkuara
- Të jenë studentë aktivë në degët e mjekësisë, infermierisë ose fushave të ngjashme.
- Aftësi të mira komunikimi dhe empati ndaj pacientëve.
- Aftësi për të punuar në grup dhe në mënyrë të pavarur.
- Interes dhe përkushtim ndaj kujdesit shëndetësor.
Përfitimet
- Eksperiencë praktike në një ambient pune të bazuar në modelin Norvegjez;
- Mundësi për të avancuar njohuritë praktike në kujdesin shëndetësor;
- Kushte të mira pune dhe mbështetje profesionale;
- Kontratë e rregullt pune sipas Ligjit të Punës në Kosovë;
- Pagesë konkurruese bazuar në angazhimin dhe orët e punës;