Kujdesi.com - Shërbime shëndetësore

Konkurs pune

Infermier/e apo Ndihmës infermier/e për Përkujdesje Ditore

Gjithë Kosovën
Publikuar:
Afati për aplikim:

Për shkak të interesimit të madh për shërbimet tona, jemi në kërkim të një ndihmës infermieri/e për t’u bashkuar me ekipin tonë.

Kandidati i përshtatshëm duhet të ketë aftësi shume të mira komunikimi, të jetë person i besueshëm, i mirësjellshëm dhe i kujdesshëm me pacientët dhe familjarët e tyre.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Të ofrojë ndihmë shëndetësore ditore dhe mbështetje emocionale pacientëve.
  • Të monitorojë dhe raportojë gjendjen e pacientëve tek mjekët dhe familjarët.
  • Të administrojë ilaçet dhe trajtimet e nevojshme.
  • Të sigurojë higjienën dhe komoditetin e pacientëve.
  • Të bashkëpunojë me ekipin mjekësor për trajtime të personalizuara.

Kualifikimet e Kërkuara

  • Diplomë në infermieri ose degë të ngjashme.
  • Licencë valide për ushtrimin e profesionit.
  • Përvojë pune në infermieri (minimum 1 vit).
  • Aftësi komunikimi dhe empati.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe në mënyrë të pavarur.

Përfitimet

  • Ambient pune të bazuar në modelin Norvegjez;
  • Kushte të mira pune;
  • Mundësi të mira për zhvillim profesional;
  • Kontratë pune të rregullt bazuar në Ligjin e Punës së Kosovës;
  • Rrogë të mirë bazuar në eksperiencë.
  • Pages ekstra për punë jashtë orarit.

Vini re!

Afati për aplikimin për pozitën në fjalë ka kaluar. Ju faleminderit për interesimin tuaj. Ju lutemi vizitoni uebfaqen tonë kohë pas kohë për tu njoftuar për shpallje të reja!

Na kontakto në ViberViberNa kontakto në WhatsAppWhatsAppNa kontakto në FacebookFacebook