Kujdesi.com - Shërbime shëndetësore

Konkurs pune

Kujdesi kërkon Mjek Familjar/Përgjithshëm 50% angazhim në Ferizaj

Ferizaj
Publikuar:
Afati për aplikim:

Kujdesi Group Sh.p.k., kompani e bazuar në modelin norvegjez që ofron shërbime mjekësore dhe infermierike në shtëpi për pacientët, është në kërkim të një Mjeku Familjar ose Mjeku të Përgjithshëm (50% pozite) për rajonin e Ferizajt.

Kandidati ideal duhet të ketë përvojë pune si mjek, integritet të lartë profesional, aftësi të mira komunikimi dhe gatishmëri për të punuar në një mjedis dinamik.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Kryerja e anamnezës dhe ekzaminimit fizik të pacientit (inspektim, auskultim, palpacion dhe perkusion)
  • Vlerësimi dhe monitorimi i parametrave vitalë
  • Vendosja e diagnozës dhe përcaktimi i terapisë adekuate
  • Realizimi i EKG-së dhe testeve të tjera në shtëpinë e pacientit, si dhe interpretimi i rezultateve
  • Zbatimi i procedurave standarde operative të kompanisë
  • Kryerja e procedurave bazike mjekësore dhe infermierike sipas nevojës (administrimi i terapive, marrja e mostrave të gjakut, trajtimi i plagëve, etj.)
  • Organizimi dhe realizimi i vizitave në terren
  • Bashkëpunimi i ngushtë me bordin, stafin dhe pacientët për të siguruar shërbime cilësore

Kriteret e punës

  • Të jetë mjek familjar ose mjek i përgjithshëm me licencë aktive
  • Të posedojë patentë shoferi – kategoria B
  • Të posedojë makinë
  • Të demonstrojë integritet dhe etikë të lartë profesionale
  • Përvoja e mëparshme në praktikë klinike përbën avantazh

Çfarë ofrojmë

  • Ambient pune sipas modelit norvegjez
  • Kushte të mira pune dhe mbështetje profesionale
  • Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional
  • Kontratë të rregullt pune në përputhje me Ligjin e Punës së Kosovës
  • Kompensim konkurrues në përputhje me përvojën
  • Kompensim të kilometrazhës

Dokumentet e nevojshme

  • CV (Rezyme profesionale)
  • Letër motivimi
  • Dokumente shtesë dhe certifikata të trajnimeve relevante

Lokacioni i punës

Punë në terren në rajonin e Ferizajt.

Vini re!

Afati për aplikimin për pozitën në fjalë ka kaluar. Ju faleminderit për interesimin tuaj. Ju lutemi vizitoni uebfaqen tonë kohë pas kohë për tu njoftuar për shpallje të reja!

Na kontakto në ViberViberNa kontakto në WhatsAppWhatsAppNa kontakto në FacebookFacebook