Kujdesi Group Sh.p.k., kompani e bazuar në modelin norvegjez, që ofron përkujdesje dhe shërbime mjekësore dhe infermierike në shtëpi tek pacienti, është në kërkim të një Mjeku të përgjithshëm.
Kandidati i përshtatshëm duhet të ketë së paku 5 vite pervojë pune si mjek, të ketë integritet dhe vullnet në punë, aftësi të mira komunikimi dhe të jetë i gatshëm të punojë në një mjedis dinamik.
Detyrat:
- Kryerje të anamnezës dhe ekzaminim fizik të pacientit (inspektimin, auskultimin, palpacionin dhe perkusionin);
- Përcaktim të parametrave vital të pacientit;
- Vendosja e diagnozës dhe trajtimi i pacientit me terapi adekuate;
- Realizimi i EKG dhe testeve të tjera në shtëpi, dhe leximi i rezultateve;
- Ndjekja e procedurave standarde operative mjekësore të vendosura nga kompania;
- Kryerja e shërbimeve infermierike (administrimi i terapive parenterale, marrja e mostrave për analizat e gjakut, pastrimi dhe fashimi i plagëve, etj.);
- Organizimi i vizitave ne teren;
- Bashkëpunimi me bordin, stafin dhe klientët për të siguruar shërbime cilësore.
Kriteret e punës:
- Të jetë i licensuar si mjek i përgjithshëm;
- Të ketë patent shoferi të kategorisë B;
- Të ketë integritet dhe etikë të lartë pune;
Çfarë ofrojmë:
- Ambient pune bazuar në model norvegjez;
- Kushte të mira pune;
- Mundësi të mira për zhvillim profesional;
- Kontratë pune të rregullt bazuar në Ligjin e Punës së Kosovës;
- Rrogë të mirë sipas përvojës.
Dokumentet e kërkuara:
- CV (Rezymeja personale);
- Letër motivimi;
- Dokument të tjerë si dhe çertifikata trajnimi relevante.
Lokacioni i vendit të punës:
- Punë në teren në rajonin e Pejës.