Kujdesi.com - Shërbime shëndetësore

Konkurs pune

Mjek i përgjithshëm me përgjëgjesi operacionale

Prishtinë
Publikuar:
Afati për aplikim:

Kujdesi Group Sh.p.k., kompani e bazuar në modelin norvegjez, që ofron përkujdesje dhe shërbime mjekësore dhe infermierike në shtëpi tek pacienti, është në kërkim të një mjeku të përgjithshëm.

Kandidati i përshtatshëm duhet të ketë së paku 3 vite pervojë pune si mjek, të ketë integritet dhe vullnet në punë, aftësi të mira komunikimi dhe të jetë i gatshëm të punojë në një mjedis dinamik.

Detyrat:

  • Kryerje të anamnezës dhe ekzaminim fizik të pacientit (inspektimin, auskultimin, palpacionin dhe perkusionin);
  • Përcaktim të parametrave vital të pacientit;
  • Vendosja e diagnozës dhe trajtimi i pacientit me terapi adekuate;
  • Realizimi i EKG dhe testeve të tjera në shtëpi, dhe leximi i rezultateve;
  • Ndjekja e procedurave standarde operative mjekësore të vendosura nga kompania;
  • Kryerja e shërbimeve infermierike (administrimi i terapive parenterale, marrja e mostrave për analizat e gjakut, pastrimi dhe fashimi i plagëve, etj.);
  • Menaxhimi i shërbimeve dhe koordinimi i stafit;
  • Përgjegjësi operacionale si pranimi i telefonatave dhe mesazheve nga pacientët;
  • Organizimi i vizitave ne teren;
  • Bashkëpunimi me bordin, stafin dhe klientët për të siguruar shërbime cilësore.

Kriteret e punës:

  • Të jetë mjek i përgjithshëm i licencuar;
  • Të ketë patent shoferi të kategorisë B;
  • Të ketë integritet dhe etikë të lartë pune;
  • E preferueshme të ketë përvojë dhe interesim për menaxhim ditorë të vizitave mjeksore.

Çfarë ofrojmë:

  • Ambient pune bazuar në model norvegjez;
  • Kushte të mira pune;
  • Mundësi të mira për zhvillim profesional;
  • Kontratë pune të rregullt bazuar në Ligjin e Punës së Kosovës;
  • Rrogë të mirë sipas përvojës.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV (Rezymeja personale);
  • Letër motivimi;
  • Dokument të tjerë si dhe çertifikata trajnimi relevante.

Lokacioni i vendit të punës:

  • Punë në ordinancë në Prishtinë dhe në teren.

Vini re!

Afati për aplikimin për pozitën në fjalë ka kaluar. Ju faleminderit për interesimin tuaj. Ju lutemi vizitoni uebfaqen tonë kohë pas kohë për tu njoftuar për shpallje të reja!

Na kontakto në ViberViberNa kontakto në WhatsAppWhatsAppNa kontakto në FacebookFacebook