Kujdesi është një kompani e re, e bazuar ne modelin norvegjez, që ofron përkujdesje dhe shërbime shëndetësore në rehatinë e shtëpisë suaj.
Ne jemi në kërkim të një menaxheri/e për zgjerimin dhe zhvillimin e biznesit, i/e cila do të ketë përgjegjësi për menaxhimin e sherbimeve, stafit dhe për të zhvilluar strategjitë tona. Kandidati/ja i/e përshtatshëm duhet të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, duhet të jetë i/e pasionuar për ndihmën ndaj të tjerëve dhe të ketë një qasje kreative dhe të kujdesshme ndaj sfidave në punë.
Detyrat:
- Menaxhimi i sherbimeve.
- Menaxhimi dhe zhvillimi i stafit.
- Krijimi dhe implementimi i strategjive të biznesit.
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me partnerët e biznesit.
- Bashkëpunimi me bordin, stafin dhe klientët për të siguruar shërbime cilësore.
- Përcjellja dhe menaxhimi i financave në bashkëpunim me kontabilistin.
- Ardhja me ide të reja dhe vlerësimi i kampanjave në fushën e Marketingut.
Kualifikimet:
- Përvojë e mëparshme në rol menaxherial. Preferohet të jetë nga fusha e shëndetësisë / mjekësisë.
- Aftësi për të udhëhequr dhe motivuar stafin.
- Aftësi për të përcaktuar dhe zbatuar strategji të reja të biznesit.
- Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik dhe me ritëm të shpejtë.
- Aftësi për të marrë vendime të duhura dhe për të zgjidhur problemet me efikasitet.
- Gjuha shqipe (e domosdoshme), gjuhët e huaja janë një avantazh.
- Njohuri mesatare të perdorimit të veglave digjitale si Word, Excel, etj. Preferohet njohuri me Microsoft 365.
Ofrojmë:
- Ambient pune të bazuar në modelin Norvegjez.
- Kushte të mira pune.
- Sigurim shëndetësor.
- Mundësi të mira për zhvillim profesional.
- Kontrat pune të rregult bazuar në Ligjin e punës së Kosovës.
- Rrogë të mirë, bazuar në eksperiencë.
Dokumentet e kërkuara:
- Rezymeja personale (CV);
- Letër motivuese;
- Çdo dokument tjetër apo çertifikatë trajnimi që është relevante;
Lokacioni i vendit të punës:
- Prishtinë