Kujdesi.com - Shërbime shëndetësore

Konkurs pune

Infermier / Infermiere

Rajonin e Prishtinës
Publikuar:
Afati për aplikim:

Kujdesi Group Sh.p.k. është një kompani e bazuar ne modelin Norvegjez që ofron përkujdesje dhe shërbime mjekësore dhe infermierike në shtëpi tek pacienti.

Kandidati i përshtatshëm duhet të ketë eksperiencë 3-vjecare, aftësi të mira komunikimi, të jetë person i besueshëm, i mirësjellshëm dhe i kujdesshëm me pacientët dhe familjarët e tyre.

Detyrat:

  • Do të punojë si pjesëtar/e i/ e ekipit të kujdesit mjekësorë, në ofrimin e standardit më të lartë të kujdesit shëndetësor të përqëndruar tek pacienti, duke siguruar në çdo kohë kujdes të duhur dhe të sigurt;
  • Administron terapi intravenoze, intramuskulare dhe subkutane;
  • Bën pastrimin dhe fashimin e plagëve;
  • Bën ndërrim të stomës dhe kateterit;
  • Të ndjek procedurat standarde operacionale mjekësore të vendosura nga kompania;
  • Të marr pjesë në trajnimet e organizuara nga kompania për zhvillim profesional;
  • Të iu jap pacientëve dhe familjarëve të tyre informata të sakta dhe të qarta lidhur me kujdesin që u ofrohet;
  • Të përdor dhe të mirëmbaj në mënyrë të duhur dhe të sigurt të gjitha pajisjet;
  • Të ofroj në raste nevoje vizita gjatë natës dhe/ose në fundjavë;
  • Të kryej edhe detyra tjera që kërkohen nga mbikqyrësi për të siguruar efikasitet të lartë në punë.

Kriteret:

  • Të ketë përfunduar studimet në drejtimin e infermierisë dhe të jetë i/e licencuar;
  • Të ketë të paktën një tre vite përvojë pune;
  • Të ketë patent shofer të kategorisë B
  • Të ketë vullnet për punë, të jetë i/e përgjegjshëm dhe i/e sinqertë;
  • Të ketë integritet dhe etikë të lartë të punës.

Ofrojmë:

  • Ambient pune të bazuar në modelin Norvegjez;
  • Kushte të mira pune;
  • Mundësi të mira për zhvillim profesional;
  • Kontratë pune të rregullt bazuar në Ligjin e Punës së Kosovës;
  • Rrogë të mirë bazuar në eksperiencë.

Dokumentet e kërkuara:

  • Rezymeja personale (CV);
  • Letër motivuese;
  • Çdo dokument tjetër apo çertifikatë trajnimi që është relevante;

Lokacioni i vendit të punës:

  • Punë në teren (baza në Prishtinë)

Vini re!

Afati për aplikimin për pozitën në fjalë ka kaluar. Ju faleminderit për interesimin tuaj. Ju lutemi vizitoni uebfaqen tonë kohë pas kohë për tu njoftuar për shpallje të reja!

Na kontakto në ViberViberNa kontakto në WhatsAppWhatsAppNa kontakto në FacebookFacebook