Kujdesi Group Sh.p.k. është një kompani e re e bazuar ne modelin nordik që ofron përkujdesje dhe shërbime shëndetësore, me fokus të veçantë tek të moshuarit, në rehatinë e shtëpive të tyre.
Kandidati i përshtatshëm duhet të ketë aftësi shume të mira komunikimi, të jetë i gatshëm të punoj në një mjedis dinamik me ritëm të shpejtë, dhe të jetë i aftë të marr vendimet e duhur për të zgjidhur problemet me efikasitet.
Detyrat:
- Merr anamnezën dhe bën ekzaminimin fizik të pacientit (inspektimin, auskultimin, palpacionin dhe perkusionin);
- Përcakton parametrat vital të pacientit;
- Vendos diagnozën dhe trajton pacientin me terapi adekuate;
- Realizon EKG dhe teste të tjera në shtëpi, dhe bën lexim të rezultatit;
- Jep këshilla për ushqim dhe hidrim;
- Giatë punës së tij/saj i udhëzon/asiston mjekët e përgjithshëm dhe infermierët;
- Plotëson raportet mjekësore pas vizitave në shtëpi;
- Ndjek procedurat standarde operacionale mjekësore të vendosura nga kompania.
Kriteret:
- Të jetë specialist i licencuar i Mjekësisë Familjare;
- Të ketë patent shofer të kategorisë B dhe t’a njoh qytetin e Prishtinës;
- Të ketë vullnet për punë, të jetë i/e përgjegjshëm dhe i/e sinqertë;
- Të ketë integritet dhe etikë të lartë të punës.
Ofrojmë:
- Ambient pune të bazuar në modelin nordik;
- Kushte të mira pune;
- Mundësi të mira për zhvillim profesional;
- Kontratë pune të rregullt bazuar në Ligjin e Punës së Kosovës;
- Rrogë të mirë bazuar në eksperiencë.
Dokumentet e kërkuara:
- Rezymeja personale (CV);
- Letër motivuese;
- Çdo dokument tjetër apo çertifikatë trajnimi që është relevante;
Lokacioni i vendit të punës:
- Punë në teren në regjionin e Prishtinës.