Kujdesi Group Sh.p.k. është një kompani e re e bazuar ne modelin nordik që ofron përkujdesje dhe shërbime shëndetësore, me fokus të veçantë tek të moshuarit, në rehatinë e shtëpive të tyre.
Kandidati i përshtatshëm duhet të ketë aftësi shume të mira komunikimi, të jetë person i besueshëm, i mirësjellshëm dhe i kujdesshëm me pacientët dhe familjarët e tyre.
Detyrat:
- Do të punojë si pjesëtar/e i/ e ekipit të kujdesit mjekësorë, në ofrimin e standardit më të lartë të kujdesit shëndetësor të përqëndruar tek pacienti, duke siguruar në çdo kohë kujdes të duhur dhe të sigurt;
- Administron injeksione, infuzione dhe medikamente;
- Bën pastrimin dhe fashimin e plagëve;
- Bën ndërrim të stomës dhe kateterit;
- Të ndjek procedurat standarde operacionale mjekësore të vendosura nga kompania;
- Të marr pjesë në trajnimet e organizuara nga kompania për zhvillim profesional;
- Të iu jap pacientëve dhe familjarëve të tyre informata të sakta dhe të qarta lidhur me kujdesin që u ofrohet;
- Të përdor dhe të mirëmbaj në mënyrë të duhur dhe të sigurt të gjitha pajisjet;
- Të ofroj në raste nevoje vizita gjatë natës dhe/ose në fundjavë;
- Të kryej edhe detyra tjera që kërkohen nga mbikqyrësi për të siguruar efikasitet të lartë në punë.
Kriteret:
- Të ketë përfunduar studimet në drejtimin e infermierisë dhe të jetë i/e licencuar;
- Të ketë të paktën një vit përvojë pune;
- Të ketë patent shofer të kategorisë B dhe t’a njoh qytetin e Prishtinës;
- Të ketë vullnet për punë, të jetë i/e përgjegjshëm dhe i/e sinqertë;
- Të ketë integritet dhe etikë të lartë të punës.
Ofrojmë:
- Ambient pune të bazuar në modelin nordik;
- Kushte të mira pune;
- Mundësi të mira për zhvillim profesional;
- Kontratë pune të rregullt bazuar në Ligjin e Punës së Kosovës;
- Rrogë të mirë bazuar në eksperiencë.
Dokumentet e kërkuara:
- Rezymeja personale (CV);
- Letër motivuese;
- Çdo dokument tjetër apo çertifikatë trajnimi që është relevante;
Lokacioni i vendit të punës:
- Punë në teren në regjionin e Prishtinës.