Kujdesi.com zgjerohet:Hapja e tre lokacioneve të reja në Pejë, Istog dhe Deçan

Lexo më shumë
Kujdesi.com - Shërbime shëndetësore

Artikulli

Vizita në shtëpi për të moshuarit: Rëndësia e vizitave të rregullta/rutinore

Vizita në shtëpi për të moshuarit: Rëndësia e vizitave të rregullta/rutinore
KëshillaPërkujdesjeTë moshuaritVizita shtëpiakeModeli Nordik

Të kujdesesh për të moshuarit tanë nuk është thjesht një detyrë, por edhe një investim i çmuar në shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Ndryshimet e shpejta socio-demografike në 20 vitet e fundit në Kosovë, kanë bërë që shumë familje të ballafaqohen me sfida të mëdha sa i përket ofrimit të kujdesit të nevojshëm për të moshuarit e tyre në familje. Në shumë vende të botës tashmë janë etabluar praktika të ndryshme, si nga shteti ashtu edhe nga kompani private të cilat janë të specializuara në përkujdesje dhe vizita të rregullta të të moshuarve në shtëpitë e tyre. Shtetet nordike janë pionere sa i përket organizimit të kujdesit ndaj të moshuarve si në shtëpitë e tyre ashtu edhe nëpër qendra të specializuara për të moshuar.

Përse duhen vizita të rregullta për të moshuarit?

Vizitat e rregullta në shtëpi përfshijnë vizitën e personelit kualifikuar shëndetësor në shtëpitë e të moshuarve për të vlerësuar shëndetin dhe cilësinë e përgjithshme të jetës së tyre. Qëllimi është të identifikohen herët ndryshimet shëndetësore në mënyrë që të mirren masa korrigjuese para se gjendja e të moshuarit të përkeqësohet. Parandalimi dhe ndërhyrja e hershme mund të përmirësojë jo vetëm cilësinë e jetës për të moshuarin, por gjithashtu mund të ulë nevojën për hospitalizime dhe intervenime më të kostueshme më vonë. Përveç aspekteve shëndetësore, vizitat parandaluese në shtëpi gjithashtu ofrojnë një mundësi për të krijuar një lidhje personale mes personelit shëndetësor dhe të moshuarit. Kjo krijon besim dhe siguri, e cila është kritike për një bashkëpunim të suksesshëm në lidhje me nevojat e kujdesit për të moshuarin.

Modeli nordik i kujdesit të moshuarve në Kosovë

Kujdesi Group është një kompani e re e bazuar në modelin nordik që ofron përkujdesje dhe shërbime shëndetësore, me fokus të veçantë tek të moshuarit, në rehatinë e shtëpive të tyre. Me shërbimet tona, eliminohen udhëtimet dhe pritjet e gjata për marrje të shërbimeve shëndetësore, njëkohësisht ulet mbingarkesa për institucionet shëndetësore publike. Stafi ynë mjekësor bën ekzaminime të pacientëve, përcakton diagnozën, ofron trajtim të sëmundjeve sipas diagnozës dhe përcjell pacientin ngushtë gjatë trajtimit. Mbi të gjitha, kemi prioritet besimin dhe bashkëpunimin me pacientin dhe familjen, duke u siguruar lehtësim dhe rehati me shërbimet tona.

Kujdesi ofron shërbime dhe kontrolla shëndetësore në shtepinë tuaj.

Na kontakto në ViberViberNa kontakto në WhatsAppWhatsAppNa kontakto në FacebookFacebook