Kujdesi.com zgjerohet:Hapja e tre lokacioneve të reja në Pejë, Istog dhe Deçan

Lexo më shumë
Kujdesi.com - Shërbime shëndetësore

Artikulli

Trajtimi i gripit sezonal: Pse duhet të evitohet përdorimi i antibiotikëve.

Trajtimi i gripit sezonal: Pse duhet të evitohet përdorimi i antibiotikëve.
Gripi sezonalInfluencaAntibiotikeFlamaKollitje

Gripi sezonal është një infeksion viral i cili përcjellët nga një person i infektuar tek tjetri përmes teshtitjes, kollitjes dhe stërpikave gjatë të folurit, ose dhe ne mënyrë indirekte me prekjen me duar të objekteve të të kontaminuara me virus. Simptomat e gripit sezonal jan temperatura, dhimbjet në trup, si dhe simptomat e rrugëve të frymëmarrjes. Sëmundja nga gripi sezonal zakonisht zgjat nga shtatë deri në dhjetë ditë.

Çfarë është gripi sezonal?

Çdo vit, në periudhën nga dhjetori deri në prill, popullsia e gjysëmsferës veriore preket nga epidemitë e gripit sezonal. Zakonisht 5-10% e një popullsie sëmuren nga gripi sezonal gjatë një sezone dimërore.

Dy lloje virusesh të gripit sezonal, tipi A dhe B, janë shkaku i këtyre epidemive. Nga viti në vit, secili prej këtyre viruseve, zhvillohet në variante të reja që bëjnë imunitetin tonë ndaj variantëve të vjetër të pavlefshëm.

Simptomat e gripit sezonal

Në rastin e një gripi sezonal, simptomat tipike shfaqen si temperaturë, dhimbje muskulare, dhimbje koke dhe plogështi. Përveç kësaj, mund të jap simptoma si teshtitje, dhimbje në fyt dhe kollë të thatë. Në raste të rralla, mund të paraqiten edhe probleme stomaku si të vjellat dhe diarreja tek të rriturit, por mund të shfaqen edhe tek fëmijët.

Përveç infekcionit me viruset e lartëpërmendura, mund të shfaqen komplikacione në formën e infeksioneve bakteriale si pneumoni, sinuzit apo otit. Shumë prej atyre që preken nga gripi sezonal nuk kanë shumë ose asnjë simptomë, por ende mund të infektojnë të tjerët.

Rri në shpi, se vjen mjeku tek ti.

Trajtimi i gripit sezonal

Trajtimi simptomatik

Në rastin e gripit sezonal, zakonisht trajtimi simptomatik është i përshtatshëm. Simptomat mund të reduktohen me ilaçe që ulin temperaturën dhe lehtësojnë dhimbjet si paracetamoli (preferohet) dhe ibuprofeni sipas rekomandimeve të dozës si vijon:

Paracetamol:

  • Dozat për femijë (përdorimi i paracetamolit për femijë nën 3 vjec vetëm simbas rekomandimeve nga mjeku)
    15-25 kg (3-7 vjec): 250 mg deri në 3 herë në ditë
    25-40 kg (7-12 vjec): 500 mg deri në 3 herë në ditë
  • Dozat tek të rriturit dhe femijët >40 kg (mbi 12 vjec): 500-1000 mg deri në 3 herë në ditë.

Ibuprofen:

Ibuprofeni nuk rekomandohen të përdoren tek fëmijet, gratë shatezëna dhe gratë dhe japin gji përvec në raste kur mjeku juaj ju ka rekomanduar këtë medikament.

  • Dozat tek të rriturit dhe femijët >40 kg (mbi 12 vjec): 200-400 mg deri në 3 herë në ditë.

Trajtimi me antibiotikë

Antibiotikët nuk veprojnë ndaj viruseve dhe as ndaj gripit sezonal! Antibiotikët mund të përdoren vetëm në raste specifike ku ka komplikacione me infekcione bakteriale pas ose gjatë një infektimi me virus, por cdo here pas kontrolle nga mjeku dhe sipas antibiotikëve të pershkruar nga mjeku.

Trajtimi me antiviral

Mjeku duhet të vlerësojë nëse pacientët me influencë, pavarësisht nëse janë testuar ose vaksinuar, duhet të ofrohen trajtim antiviral. Vlerësimi duhet të bazohet në gradën e simptomave, nëse pacienti i përket grupit të rrezikut, sa kohë ka qenë i sëmurë. Trajtimi duhet të fillojë brenda 48 orësh pas fillimit të simptomave, por pacientët shumë të semurë mund të përfitojnë edhe nga trajtimi të nisur më vonë.

Vaksinimi

Vaksinimi është masa më e mirë parandaluese që kemi kundër gripit. Vaksina kundër gripit sezonal përmban variantet e virusit të gripit të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH). Vaksina kundër gripit sezonal duhet të jepet në muajt tetor-dhjetor.

Vaksina rekomandohet për personat me rrezik të shtuar nga komplikimet e sëmundjes së gripit, si dhe tek të moshuarit. Vaksina gjithashtu rekomandohet për personel shëndetësor dhe tek ata që janë afër personave me sistemin të dobësuar imunitar.

Këshilla për ti ikur infektimit nga gripi sezonal

  • Nëse është e mundur, duhet të shmangni kontaktin ngushtë me persona të prekur nga gripi sezonal.
  • Mbi të gjitha, ruani higjienën e duarve. Lani duart shpesh me sapun dhe ujë. Dezinfektimi i duarve me dezifektues është gjithashtu një alternativë e mirë.
  • Kollituni, teshtituni dhe fryni hundës në pallomë dhe pastaj hedhini atë. Pastaj lani duart mirë.

Kujdesi ofron shërbime dhe kontrolla shëndetësore në shtepinë tuaj. Na kontaktoni në 049100596 për të caktuar termin të vizitës nga mjeku ynë familjar në shtëpinë tuaj.

Kujdesi ofron shërbime dhe kontrolla shëndetësore në shtepinë tuaj.

Na kontakto në ViberViberNa kontakto në WhatsAppWhatsAppNa kontakto në FacebookFacebook