Kujdesi.com zgjerohet:Hapja e tre lokacioneve të reja në Pejë, Istog dhe Deçan

Lexo më shumë
Kujdesi.com - Shërbime shëndetësore

Artikulli

Parandalimi dhe trajtimi i hershëm i sëmundjeve përmes vizitave të rregullta shëndetësore në shtëpi

Parandalimi dhe trajtimi i hershëm i sëmundjeve përmes vizitave të rregullta shëndetësore në shtëpi
ParandalimSëmundjetVizita rutinoreShendeti

Sëmundjet ndodhin shpesh kur ne më paku i presim, dhe pasojat mund të jenë të ndryshme, si fizike ashtu edhe emocionale. Fatmirësisht, mjekësia moderne dhe shërbimet shëndetësore na ofrojnë mjete për të marrë kontroll mbi shëndetin tonë. Celësi kryesor për të patur një jetë të shëndetshme dhe aktive është të vendosim parandalimin në krye të prioriteteve tona. Kjo nuk përfshin vetëm reagimin ndaj simptomave, por punën aktive për të parandaluar sëmundjen para se ajo të paraqitet. Në këtë postim blogu, do të hulumtojmë pse vizitat e rregullta nga mjeku dhe infermieri, me kryerje të kontrolleve rutinore, monitorim të vazhdueshëm të gjendjes shëndetësore dhe përdorim të dozatorit për dozimin e duhur të ilaçeve, janë thelbësore, posaqërisht për të moshuarit.

Zbulimi dhe trajtimi i hershëm i sëmundjeve

Vizitat e rregullta nga mjeku dhe infermieri ofrojnë personelit shëndetësor mundësinë për të identifikuar probleme të mundshme shëndetësore para se ato të zhvillohen deri në një gjendje të rëndë. Tek të moshuarit, shumë sëmundje, si diabeti, tensioni i lartë i gjakut dhe kanceri, mund të kenë stade të lehta ose pa simptome. Duke pasur shërbime shëndetësore të rregullta, ju rrisini shanset për zbulimin e hershëm dhe kështu ndërhyrjen e hershme. Kjo mund të ndihmojë në uljen e kostove të trajtimit dhe në përmirësimin e prognozës.

Përcjellje të vazhdueshme të gjendjes shëndetësore

Mjekët dhe infermierët luajnë një rol kyç në parandalim duke ofruar përcjellje personale dhe të përshtatur të gjendjes së personit. Kjo përfshin kontrolle shëndetësore të rregullta, udhëzime për zgjedhjet e shëndetshme të ushqimit dhe hartimin e planeve individuale të shëndetit. Përmes përcjelljes së ngushtë, për shëmbull cdo javë si atë që ofron «Kujdesi», mjekët dhe infermierët mund të identifikojnë faktorët e rrezikut dhe të ofrojnë mbështetje për të ndryshuar sjelljen, si përmirësimi i ushqimit, rritja e aktivitetit fizik, ose zvogëlimi i stresit.

Përdorimi i dozatorit rritë sigurinë në përdorimin e medikamenteve/ilaçeve

Për shumë njerëz, trajtimi me ilaçe është pjesë e rëndësishme e menaxhimit të gjendjeve kronike. Shumë të moshuar përdorin disa ilaçe çdo ditë, dhe mund të jetë sfiduese të mbahet nën kontroll dozimi i saktë. Infermierët dhe mjekët tanë perceç që do të kontrollojnë terapitë që i përdorni, ata do ju rregullojnë ilaçet në dozator (kuti të medikamenteve) cdo javë. Në menaxhimin e medikamenteve ditore, dozatori, ose kutia e medikamenteve, luan një rol jetik. Ky mjet është veçanërisht i rëndësishëm për ata që duhet të marrin medikamente në orare të caktuara gjatë ditës. Lexoni këtu për dobitë që sjell përdorimi i dozatorit (link blogu)

Modeli nordik i kujdesit të moshuarve në Kosovë

Kujdesi group është një kompani e re e bazuar ne modelin nordik që ofron përkujdesje dhe shërbime shëndetësore, me fokus të veçantë tek të moshuarit, në rehatinë e shtëpive të tyre. Me shërbimet tona eliminohen udhëtimet dhe pritjet e gjata për marrje të shërbimeve shëndetësore, njëkohësisht ulet mbingarkesa për institucionet shëndetësore publike. Stafi ynë mjekësor bën ekzaminime të pacientëve, përcakton diagnozën, ofron trajtim të sëmundjeve sipas diagnozës dhe përcjell pacientin për së afërmi gjatë trajtimit. Mbi të gjitha kemi prioritet besimin dhe bashkëpunimin me pacientin dhe familjen duke i'u siguruar lehtësim dhe rehati me shërbimet tona.

Kujdesi ofron shërbime dhe kontrolla shëndetësore në shtepinë tuaj.

Na kontakto në ViberViberNa kontakto në WhatsAppWhatsAppNa kontakto në FacebookFacebook