Kujdesi.com zgjerohet:Hapja e tre lokacioneve të reja në Pejë, Istog dhe Deçan

Lexo më shumë
Kujdesi.com - Shërbime shëndetësore

Artikulli

Cfarë është shtypja e lartë e gjakut (hipertensioni), pse është e rrezikshme, dhe si mund të trajtohet?

Cfarë është shtypja e lartë e gjakut (hipertensioni), pse është e rrezikshme, dhe si mund të trajtohet?
HipertensionShtypja e larte e gjakutSimptomatTrajtimi

Shtypja e lartë e gjakut, nuk është një sëmundje në vete, por rrit rrezikun e infarkt të zemrës, dëmtimit të veshkave dhe sulvmit në tru. Nëse shtypja e gjakut është lehtësisht e rritur, shumë njerëz mund ta reduktojnë atë me ndryshime në stilin e jetesës, ndërsa tek tjerët mund të kenë nevojë edhe për barna.

Shtypja e lartë e gjakut quhet hipertension në terminologjinë e mjekësisë. Shtypja e gjakut nuk është konstante. Mund të ndryshojë shumë me kohën e ditës dhe në cilën situatë jeni. Kur shtypja mesatare është e lartë, kjo quhet hipertension (shypja e gjakut është më e lartë se 140/90 mmHg.). Shtypja e gjakut duhet të jetë e lartë për një kohë të caktuar, dhe për këtë arsye mjekët zakonisht bëjnë disa matje përpara se të ipet diagnoza.

Rreziqet nga shtypja e lartë e gjakut:

Është shtypja e gjakut që lëviz gjakun nëpër trup, dhe nëse shtypja është shumë e lartë për një kohë të gjatë, mund të dëmtojë arteriet (dëmtimi i enëve të gjakut). Kjo mund të kontribuojë në sëmundje si:

  • infarkt të zemrës
  • sulm në tru
  • dëmtim të veshkëve
  • paqartësi në shikim

Rreziku i shtypjes së lartë të gjakut rritet:

  • me moshën
  • jeni shtatzënë ose jeni mbi peshën normale
  • nuk ushtroni
  • pini duhan
  • pini më shumë se sasitë e moderuara të alkoolit
  • hani ushqim jo të shëndetshëm
  • jetoni një jetë stresuese

Simptomat

Shumica e njerëzve nuk kan simptoma të shtypjes së lartë të gjakut. Dhimbja e kokës, lodhja, ndjenja e ecës dhe gjakosje nga hunda mund të jenë simptoma, sidomos nëse shtypja e gjakut është shumë e lartë.

Trajtimi

Nëse shtypja e gjakut nuk është shumë e lartë ndryshimet në stilin e jetesës janë trajtimi i parë dhe më i miri i shtypjes së lartë të gjakut. Nëse keni nevojë për barna, shpeshherë do të keni nevojë për disa lloje të tyre në të njëjtën kohë.

Ndryshimet në stilin e jetesës

  • Ndalim i pirjes së duhanit
  • Reduktim i peshës
  • Reduktim në përdorim të kripës dhe sheqerit
  • Reduktim të konsumimit të produkteve me shumë yndyrë
  • Reduktim të konsumimit të kafës

Konsideroni një dietë të shëndetshme

Është gjithashtu e rëndësishme të konsumoni mjaftueshëm perime, frute (përveç nëse frutet janë shumë të ëmbla), produkte me grurë të plotë, peshk, pulë dhe arra për të ulur shtypjen e gjakut.

Aktivitet fizik

Aktivitet fizik 30 minuta 3 deri në 5 herë në javë mund të rrisin shanset për të ulur shtypjen e gjakut. Nëse ndaloni të ushtroni, shtypja e gjakut mund të rritet përsëri. Ushtrimi duhet të përshtatet sipas moshës dhe formës fizike.

Barnat

Ka disa barna që mund të ulin shtypjen e gjakut. Shumica e personave me hipertension duhet të marrin më shumë se një barnë për të ulur hipertensionin në një nivel të pranueshëm. Bisedoni me mjekun e Kujdesit për të mësuar cilat barna janë më të përshtatshme për ju.

Këtu janë grupet kryesore më të përdorura të barnave për shtypje e lartë të gjakut dhe disa shembuj nga secila grup:

  • ACE-inhibitorë
  • Diuretikë
  • A2-bllokuesit
  • Bllokuesit e kalciumit
  • Beta-bllokuesit

Modeli nordik i kujdesit në shtëpi në Kosovë

Kujdesi group është një kompani e re e bazuar ne modelin nordik që ofron përkujdesje dhe shërbime shëndetësore në shtëpi. Stafi ynë mjekësor bën ekzaminime të pacientëve, përcakton diagnozën, ofron trajtim të sëmundjeve sipas diagnozës dhe përcjell pacientin për së afërmi gjatë trajtimit. Na kontaktoni ne 049100596 për të caktuar termin për të kontolluar shtypjen e gjakut tuaj nga mjeku ynë. Në këtë kontrollë përfshihet edhe EKG-ja (lexo me shumë për EKG-në dhë rëndësinë e saj)

Kujdesi ofron shërbime dhe kontrolla shëndetësore në shtepinë tuaj.

Na kontakto në ViberViberNa kontakto në WhatsAppWhatsAppNa kontakto në FacebookFacebook