Kujdesi.com zgjerohet:Hapja e tre lokacioneve të reja në Pejë, Istog dhe Deçan

Lexo më shumë
Kujdesi.com - Shërbime shëndetësore

Artikulli

Çfarë është goditja nga nxehtësia, cilat jan rreziqet dhe si ti shmangemi?

Çfarë është goditja nga nxehtësia, cilat jan rreziqet dhe si ti shmangemi?
NxehtësiaNxehtë

Temperaturat e larta gjatë verës krijojnë edhe disa rreziqe për shëndetin tonë. Të moshuarit dhe persona me sëmundje kronike, por edhe fëmijët, janë të ndjeshëm ndaj goditjeve të nxehtësisë, një gjendje klinike e rëndë dhe urgjente, që mund të rezultojë edhe në vdekje.

Disa grupe janë veçanërisht të ndjeshmëm ndaj goditjes nga nxehtësia:

  • të moshuarit në gjendje të lig (brishtë)
  • persona me demencë
  • persona me sëmundje të rënda kronike, për shembull, sëmundje kardiovaskulare

Shenja të goditjes nga nxehtësia:

  • lodhje dhe marramendje
  • dhimje koke
  • humbje te apetitit dhe vjellje
  • etje dhe djersitje
  • konfuzion dhe çorientim akut
  • urinë e pakët dhe e errët
  • frymarrje të shpejtë
  • puls të shpejtë por të dobët
  • temperaturë dhe lëkurë të thatë

Nëse vëreni dikë me këto simptoma, është thelbësore të veproni menjëherë dhe të kërkoni ndihmë mjekësore pë ta.

Këshilla për të iu shmangur goditjes nga nxehtësia

  • pini ujë mjaftueshëm
  • konsumoni frute dhe sallata
  • kufizoni sheqerin dhe pijet alkoholike
  • vishni rroba të lehta, të ajrosura dhe të ndritshme
  • bëni dush me ujë të freskët, ose vendosni peshqirë të lagur mbi lëkurë
  • qëndroni në dhoma të freskëta
  • reduktoni aktivitetet fizike
  • shmanguni qëndrimin në diell, posaqërisht në mesdite

Kujdesi ofron shërbime dhe kontrolla shëndetësore në shtepinë tuaj.

Na kontakto në ViberViberNa kontakto në WhatsAppWhatsAppNa kontakto në FacebookFacebook