Kujdesi.com zgjerohet:Hapja e tre lokacioneve të reja në Pejë, Istog dhe Deçan

Lexo më shumë
Kujdesi.com - Shërbime shëndetësore

Artikulli

Çfarë është ftohja?

Çfarë është ftohja?
FtohjeGripVirusKëshilla

Ftohja është sëmundja më e zakonshme e traktit të frymëmarrjes tek fëmijët dhe të rriturit. Në këtë artikull mund të lexoni më shumë për këtë sëmundje, për atë çfarë e dallon atë nga infeksionet e tjera të traktit të frymëmarrjes dhe kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore.

Çfarë shkakton ftohjen?

Ajo që ne e quajmë ftohje është një infeksion i traktit të frymëmarrjes që shkaktohet nga një ose më shumë virusë respiratorë. Virusi sulmon mukozat e hundës dhe traktit të frymëmarrjes, sidomos ata të pjesës së sipërme. Një gjysmë e të gjitha ftohjeve shkaktohen nga rinovirusi. Vlerësohet se ka mbi 200 virusë që mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme me ftohjen, përfshirë koronavirusin, parainfluensavirusin, virusin RS, virusin e gripit dhe adenovirusin.

Ftohja është sëmundja më e zakonshme e traktit të frymëmarrjes dhe mund të ndodhë në çdo kohë të vitit. Të rriturit kanë rreth 2-4 ftohje në vit. Fëmijët, sidomos ata nga 6 muaj deri në 3 vjet, janë më të prekshëm dhe kanë në mesatare 6-8 ftohje në vit.

Simptomat dhe zhvillimi i sëmundjes

Koha nga kur ju infektoheni deri kur zhvillohet infeksioni (koha e inkubacionit) është normalisht 2-4 ditë. Megjithatë, mund të kalojë më shumë kohë para se të ndjeni simptomat në mënyrë të vërtetë. Zhvillimi shpesh përshkruhet si diçka që ju bën të ndiheni të sëmurë për një kohë të gjatë. Ftohja zakonisht kalon vetvetiu pas një jave ose dy. Megjithatë, kollitja mund të zgjasë më gjatë, deri në 3 javë apo më shumë.

Simptomat e zakonshme te të rriturit janë hundë e bllokuar dhe të rrjedhshme, dhimbje në fyt, kollë, dridhje dhe dhimbje koke. Fëmijët zakonisht nuk kanë temperaturë, por kjo gjithsesi mund të ndodhë edhe tek ta.

Rri në shpi, se vjen mjeku tek ti.

A mund të jetë grip apo sëmundja e koronavirusit (covid-19)?

Ftohja e fuqishme mund të ngjajë me gripin, por gripi shpesh shoqërohet me temperaturë dhe dhimbje muskulare. Shumë njerëz që marrin grip ndihen gjithashtu tejet lodhur dhe të rraskapitur. Këto simptoma mund të tregojnë gjithashtu se keni një simptoma të lehtë të sëmundjes së koronavirusit (covid-19), por nëse keni dhimbje në fyt, hundë të bllokuar dhe/ose të rrjedhshme, është më e mundur që thjesht jeni vetëm të ftohur. Megjithatë, në çdo rast, nëse keni simptoma të traktit të frymëmarrjes këto ditë, është e rëndësishme të ndiqni udhëzimet zyrtare për mbrojtjen nga infeksioni ose të kontrolloheni te mjeku.

“Kujdesi ofron vizita në shtëpi të mjekut pa patur nevojë ti drejtoheni drejt qendrave mjekësore duke pritur në radhë dhe në këtë menyrë evidentohet edhe rreziku i infektimit të të tjerëve.”

Këshilla të mira për parandalimin dhe trajtimin e ftohjes

  • Mbi të gjitha, ruani higjienën e duarve. Lani duart shpesh me sapun dhe ujë. Dezinfektimi i duarve me dezifektues është gjithashtu një alternativë e mirë.
  • Kollituni dhe fryni hundës në palloma dhe pastaj hedhini atë. Pastaj lani duart mirë.
  • Bëni gjumë të mjafteshëm. Stresi rrit rrezikun e sëmundjes, dhe studimet sugjerojnë se më pak se 6 orë gjumë në një natë rrit rrezikun e zhvillimit të ftohjes.
  • Mbani këmbët të ngrohta. Studimet sugjerojnë se këmbët e ftohta rrisin rrezikun e zhvillimit të ftohjes.
  • Mos harroni të hidroheni me ujë ose caj.
  • Në rast temperature mund të përdorni paracetamol (preferohet) ose ibuprofen.
  • Antibiotikët nuk jan të nevojshëm. Fjohet, gripet dhe kovidi jan sëmundje virale dhe antibiotikët nuk kan efekte ndaj viruseve. Antibiotikët mund të përdoren vetëm në raste kur ftohja/gripi/kovidi shaktojnë infekcione sekundare me bakterie.

Kujdesi ofron shërbime dhe kontrolla shëndetësore në shtepinë tuaj.

Na kontakto në ViberViberNa kontakto në WhatsAppWhatsAppNa kontakto në FacebookFacebook