Pyet Mjekun falas

Përshëndetje doktor Ka disa kohë që po kam një shije të njelmët në gojë dhe me raste edhe…

Dërguar nga P. · 26.01.2024

Përshëndetje doktor
Ka disa kohë që po kam një shije të njelmët në gojë dhe me raste edhe tharje të gojës.
Kam qenë te gastrologu, kam bë eko të barkut dhe analiza që përfshijnë mëlçinë, veshkat...por nuk kishte diçka jonormale. Ndërsa unë po kam dyshime se e kam prej pirjes së alkoolit. A mundet që alkooli të jap simptoma sikur të mijat dhe nëse po a mendoni se ka mund të shkaktoj ndonjë dëm serioz tek unë?


Ekipi Kujdesi

Përgjigjur më 04.03.2024 · Ekipi Kujdesi

Mëlçia jonë prodhon një substancë të veçantë, e cila zbërthen alkoolin dhe e djeg atë si karburant. Alkooli e dobëson aftësinë e mëlçisë për ta prodhuar këtë substancë. Çfarë tjetër mund të shkaktojë alkooli nëse pimë shumë për një kohë të gjatë:

  1. Probleme mendore: Përdorimi i gjatë i alkoholit shkakton humbjen e memorjes.
  2. Probleme me zemër: Alkooli i tepërt mund të shkaktojë humbje në peshë, dhe shkaktar në sëmundje të zemrës.
  3. Sulme në cerebrale (tru): Goditjet janë të shkaktuara nga mpiksja e arterieve të gjakut në tru (goditje ishemike) ose nga shpërthimi i enëve të gjakut dhe rrjedhja në tru (goditjet hemorragjike).
  4. Ndryshime në pamje fizike: Personat që konsumojnë alkool shumë zakonisht nuk ushqehen siç duhet dhe alkooli i tepërt frenon trupin në thithjen e ushqyesve për të cilat ka nevojë. Kjo çon në dehidratimin e lëkurës dhe flokë të brishtë dhe thonj të thyeshëm.
  5. Diabeti: Personat që konsumojnë alkool kanë predispozitë për diabet.
  6. Krahrori i burrave: Pirja e gjatë dhe e tepërt bën që krahrori i burrave të rritet.
  7. Probleme me gjumë.
  8. Alkooli mund të shkaktojë ankth dhe depresion.
  9. Fatkeqësisht, rastet e thjeshta të impotencës seksuale dhe pamundësia e arritjes së orgazmës gjatë kohës së të qenit i dehur janë të evidenta.
  10. Gjuha është organ muskulor që ndodhet në gojë dhe rroli dhe funksioni i saj është shija. Në sipërfaqen e gjuhës ndodhen një numër i madh i papillave që ndihmojnë në dallimin e shijes; andaj, konsumimi i gjatë dhe i tepërt i alkoolit dëmton këto papilla dhe varësisht se cila papillë është dëmtuar, kemi edhe humbjen apo paraqitjen vetëm të një shije.

Andaj, bazuar në këto sqarime të lartpërmendura, ju rekomandoj që të mos konsumoni alkool.

Keni një pyetje për mjekun? Bëni pyetjen tuaj →

Kontakti

Na kontaktoni

Për të caktuar një vizitë, për abonim ose për çdo pyetje, na telefononi ose na shkruani në Viber, WhatsApp apo Messenger. Jemi në dispozicion çdo ditë, nga ora 08:00 deri në 20:00.

Licenca nr. 387/2023 e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës · Të regjistruar në ARBK, nr. 812060763