Pershendetje 1 pytje kam per ju i nderuar Veshi i djatht degjoj shum pak kur e mbylli…
Pershendetje 1 pytje kam per ju i nderuar
Veshi i djatht degjoj shum pak kur e mbylli veshin e majt edhe koh pas kohe kam zhurm ne veshin e djatht zhurma si ciuuuuuuuu e veq zgjat 2-3 min e ndalet po koh pas kohe perseritet perseri pytja asht arsyja perse ndodh po mduhet me dit rrespekte Dr
Ekipi Kujdesi
Përgjigjur më 04.03.2024 · Ekipi Kujdesi
Përshendetje, për një diagnozë të saktë është e nevojshme të kryhet një anamnezë dhe një ekzaminim i detajuar i veshit, si dhe disa analiza laboratorike. Prandaj, ju rekomandoj të konsultoheni me një mjek otorinolaringolog. Ndërsa më poshtë do të njoftoheni me shkakëtarët e mundshëm:
Tre shkaqet më të zakonshme të problemeve me dëgjimin janë humbja e dëgjimit përcues, humbja e dëgjimit sensorineural dhe humbja e përzier e dëgjimit.
- Humbja e dëgjimit përcues ndodh kur tingujt nuk mund të udhëtojnë nga veshi i jashtëm në daullen e veshit dhe kockat e veshit të mesëm. Shkakëtarët përfshijnë infeksionet e veshit, alergjitë, grumbullimin e dyllit në vesh.
- Humbja e dëgjimit sensorineural ndodh kur ka dëmtime në strukturat e veshit të brendshëm ose në rrugët nervore që çojnë në tru. Shkakëtarët janë plakja, puna në ambiente me zhurmë të lartë, çregullimet e veshit të brendshëm që mund të ndikojnë në ekuilibër, neuroma akustike (tumor benign), infeksionet si fruthi, meningjiti, sytë), dhe ilaçet ototoksike.
- Humbja e dëgjimit e përzier ndodh kur janë të pranishme të dy llojet e humbjes së dëgjimit të përshkruara në pikat 1 dhe 2 tek pacienti.
Keni një pyetje për mjekun? Bëni pyetjen tuaj →