Pershendetje. Kam nje dhimbje te koheaskohshme ne krah te majte qe me duket sikur te…
Pershendetje.
Kam nje dhimbje te koheaskohshme ne krah te majte qe me duket sikur te ishte ftofje. Me perseritet me gjase sahere ka te ftofte dhe ka ndodh gjate vitit te fundit. Ndonjehere eshte me e fuqishme e shumicen e kohes nuk eshte fare po eshte bere e bezdishme. Nje mjeke me ka rekomanduar nje fotografim te krahut? A eshte relevante kjo, cka mund te jete problemi dhe te cilet mjek duhet trajtuar nje simptome e tille?
Faleminderit paraprakisht per pergjegjen tuaj.
Dr. Armend Baftiu
Përgjigjur më 01.02.2024 · Ekipi Kujdesi
Përshëndetje!
Ka disa arsye që shkaktojnë dhimbje në krah. Simptomat që po përshkruani, me ndjesinë e ftohjes, mund të jenë si rezultat i artrozës në krah.
Rekomandimi i mjekut tuaj për të bërë një skanim të krahut është i saktë. Fillimisht, është më lehtë dhe praktike të bëhet një skanim me rreze X (rentgen), por pasi që krahu përbëhet nga nyje komplekse, rekomandohet të bëhet dhe një MR nëse rezultatet e rentgenit janë normale.
Mjeku familjar ose ortopedi mund t'ju sugjerojnë trajtime për dhimbjen, bazuar zakonisht në rezultatet e këtyre ekzaminimeve. Përveç kësaj, fizioterapisti gjithashtu mund të ofrojë ndihmë.
Keni një pyetje për mjekun? Bëni pyetjen tuaj →