Përtej distancës:
Jetoni në diasporë, dhe keni prindër që kanë nevojë për përkujdesje dhe shërbime shëndetësore në Kosovë? Pa merak, ne i kuptojmë më së miri sfidat dhe shqetësimet emocionale që vijnë si pasojë e pamundësisë për të qenë afër familjarëve tuaj. Për këtë arsye Kujdesi është në shërbimin tuaj si urë që ju lidh me mirëqenien e familjes suaj pa marr parasysh distancën. Duke ofruar përkujdesje dhe shërbime shëndetësore si dhe mbështetje emocionale për më të dashurit tuaj.
Kujdesi është kompani e re e bazuar në modelin nordik që ofron përkujdesje dhe shërbime shëndetësore, me fokus të veçantë tek të moshuarit, në rehatinë e shtëpive të tyre.
Pse duhet ta zgjidhni Kujdesin?
Urë lidhëse ndërmjet jush dhe prindërve tuaj në Kosovë
Na Kontaktoni për të mësuar më shumë se si mund t'ju asistojmë në ofrimin e kujdesit më të mirë për familjen tuaj.
Kujdesi - Në ❤️ të familjes, pavarësisht distancës.
Nëse keni nevojë për vizita më të shpeshta nga mjeku dhe infermieri, apo për kujdes më të gjatë, abonimi ynë i personalizuar do të përshtatet me nevojat tuaja. Na kontaktoni për të diskutuar në detaje se si mund t'ju ofrojmë ndihmën më të mirë për ju.
Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe një nga anëtarët e ekipit tonë do të kontaktojë me ju. Së bashku, ne do të sigurohemi që të dashurit tuaj të marrin kujdesin mjekësor dhe përkujdesjen që meritojnë.