Kjo ofertë nuk është më aktive

Për shërbimet dhe çmimet tona aktuale, na telefononi:

+383 49 100 596

ose vizitoni faqen kryesore →

Shëndeti juaj, prioriteti ynë!

Kontrolla rutinore
në shtëpi për të moshuarit!

EKGMatja e glukozës (sheqerit)Matja e shtypjes së gjakutInfuzioneInjeksioneRregullim i medikamentevePastrim plagëveKeshilla për ushqim
Infermierja ndihmon të moshuarin!

A jeni lodhur nga pritjet e gjata në ordinanca mjekësore? Mos prit më, mjeku dhe infermieri tani e tutje vijnë tek ju! Jemi krenar të prezantojmë modelin nordik të vizitave mjekësore për të moshuarit në shtëpi. Misioni ynë është i thjeshtë: të ofrojmë kujdes mjekësor të personalizuar dhe profesional në komoditetin e shtëpisë tuaj.

Pse duhet ta zgjidhni Kujdesin?

  • Ekip profesional: Stafi ynë shëndetësor i trajnuar sipas modelit nordik dhe me përvojë të gjatë, ofron përkujdesje dhe shërbime shëndetësore si dhe mbështetje emocionale për ju dhe më të dashurit tuaj.
  • Rehati dhe komoditet: Përjetoni komoditetin e trajtimit në shtëpi. Nuk ka dhoma pritjeje ose stres udhëtimi; thjesht kujdes profesional në një ambient familjar dhe relaksues.
  • Kursimi i kohës: Shmangni pritjen në ordinancë dhe trafik, stafi ynë vjen tek ju kudo që jeni.
  • Pakot e ofruara: Shërbimet tona janë të organizuara në pako të ndryshme mujore që përshtaten me nevojat specifike mjekësore të familjarëve tuaj.
  • Transparenca dhe besimi: Do të informoheni për ecurinë e trajtimit dhe shëndetin e prindërve tuaj në çdo hap të rrugës.
Infermierja e mëson të moshuarin të matë sheqerin!Infermierja bën matjen e tensionit!

Urë lidhëse ndërmjet jush dhe prindërve tuaj

Na Kontaktoni për të mësuar më shumë se si mund t'ju asistojmë në ofrimin e kujdesit më të mirë për familjen tuaj.

Kujdesi - Në ❤️ të familjes, pavarësisht distancës.

Na kontaktoni

Ofertë speciale për ju!

Zbritje prej 10€ në muaj vlen vetëm me kontratë.

−10€ në muajKujdesi Bazë
69€59€/muaj
  • Mjeku/ja tek shtëpia 1 herë në muaj
  • Infermieri/a tek shtëpia 4 herë në muaj
−10€ në muajKujdesi Plus
129€119€/muaj
  • Mjeku/ja tek shtëpia 2 herë në muaj
  • Infermieri/a tek shtëpia 8 herë në muaj
Ju nevojitet kujdes më i gjatë se një vizitë?

Për kujdes ditor dhe përcjellje më të gjatë kemi krijuar Përkujdesje.com: kujdestarë të besueshëm dhe të verifikuar, të përzgjedhur me kujdes sipas nevojave tuaja.

Kontakti

Na kontaktoni

Për të caktuar një vizitë, për abonim ose për çdo pyetje, na telefononi ose na shkruani në Viber, WhatsApp apo Messenger. Jemi në dispozicion çdo ditë, nga ora 08:00 deri në 20:00.

Licenca nr. 387/2023 e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës · Të regjistruar në ARBK, nr. 812060763