Kjo ofertë nuk është më aktive

Për shërbimet dhe çmimet tona aktuale, na telefononi:

+383 49 100 596

ose vizitoni faqen kryesore →

Nga Danimarka🇩🇰

Kujdesi për prinderit tuaj në Kosovë, sado larg të jetoni

EKGMatja e glukozës (sheqerit)Matja e shtypjes së gjakutInfuzioneInjeksioneRregullim i medikamentevePastrim plagëveKeshilla për ushqim

Përshendetje Danimarka 🇩🇰

Jetoni këtu, në Danimarkë, por zemra dhe mendimet tuaja janë gjithmonë me prindërit tuaj në Kosovë. Ne kuptojmë sfidën dhe peshën emocionale që vjen nga të qenit larg nga të dashurit tuaj, sidomos kur ata kanë nevojë për përkujdesje shëndetësore. Prandaj, jemi këtu për t'ju siguruar juve qetësi, pavarësisht distancës.

Kujdesi është kompani e bazuar në modelin nordik që ofron përkujdesje dhe shërbime shëndetësore, me fokus të veçantë tek të moshuarit, në rehatinë e shtëpive të tyre.

Çfarë ofron Kujdesi?

  • Kujdes profesional mjekësor në shtëpi: Stafi ynë shëndetësor, i trajnuar sipas modelit nordik, siguron një shërbim cilësor dhe të ngrohtë drejtpërdrejt në shtëpitë e prindërve tuaj.
  • Qetësia e mendjes për ju: Mos u brengosni më për shëndetin e prindërve tuaj nga larg. Me ne, ata janë në duar të sigurta.
  • Kurseni kohë: Shmangni pritjen në ordinancë dhe trafik, stafi ynë vjen tek ju kudo që jeni.
  • Pakot e sherbimeve: Shërbimet tona janë të organizuara në pako të ndryshme mujore per vizita rutinore që përshtaten me nevojat specifike mjekësore të familjarëve tuaj.
  • Transparenca dhe besimi: Do të informoheni për ecurinë e trajtimit dhe shëndetin e prindërve tuaj në çdo hap të rrugës.

Pse Kujdesi është zgjedhja e duhur?

Ne ofrojmë një kombinim unik të përkujdesjes nordike dhe njohjes së nevojave specifike për se cilin. Stafi ynë është i trajnuar për të ofruar jo vetëm mbështetje shëndetësore, por edhe emocionale, duke u siguruar që prindërit tuaj të ndihen të dashuruar dhe të respektuar.

Pavarësisht kilometrave që ju ndajnë, Kujdesi është këtu për të ju ofruar paqen e mendjes dhe ndjenjën që jeni afër prindërve tuaj, duke u siguruar që ata marrin përkujdesjen më të mirë të mundshme. Kontakti juaj i vazhdueshëm dhe përkushtimi ynë ndaj cilësisë, krijojnë një kombinim të mrekullueshëm që siguron mirëqenien dhe gëzimin e prindërve tuaj.

Urë lidhëse ndërmjet jush dhe prindërve tuaj në Kosovë

Na Kontaktoni për të mësuar më shumë se si mund t'ju asistojmë në ofrimin e kujdesit më të mirë për familjen tuaj.

Kujdesi - Në ❤️ të familjes, pavarësisht distancës.

Na kontaktoni

Ofertë speciale për ju!

Zbritje prej 10€ në muaj vlen vetëm me kontratë.

−10€ në muajKujdesi Bazë
69€59€/muaj
  • Mjeku/ja tek shtëpia 1 herë në muaj
  • Infermieri/a tek shtëpia 4 herë në muaj
−10€ në muajKujdesi Plus
129€119€/muaj
  • Mjeku/ja tek shtëpia 2 herë në muaj
  • Infermieri/a tek shtëpia 8 herë në muaj
Ju nevojitet kujdes më i gjatë se një vizitë?

Për kujdes ditor dhe përcjellje më të gjatë kemi krijuar Përkujdesje.com: kujdestarë të besueshëm dhe të verifikuar, të përzgjedhur me kujdes sipas nevojave tuaja.

Kontakti

Na kontaktoni

Për të caktuar një vizitë, për abonim ose për çdo pyetje, na telefononi ose na shkruani në Viber, WhatsApp apo Messenger. Jemi në dispozicion çdo ditë, nga ora 08:00 deri në 20:00.

Licenca nr. 387/2023 e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës · Të regjistruar në ARBK, nr. 812060763